Telegrafi

Figo: Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Luis Figo këmbëngul se Juventusi mund të sigurojë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Ish-reprezentuesi portugez ka paralajmëruar skuadrat tjera se Juventusi mund të fitoj Ligën e Kampionëve, por sipas tij “Zonja e Vjetër” duke të praktikoj një mentalitet ndryshe kur luan në ndeshje evropiane.

Lexo po ashtu Juventusi e ka fituar dy herë LK kur në gjysmëfinale luante me francezë e në finale me kampionët aktual

“Kur të arrini në gjysmëfinale, nuk ka asnjë favoritë”, ka thënë fillimisht Figo për Gazzetta dello Sport.

“Megjithatë, unë besoj se klubet që janë më të vjetra fitojnë – sidomos në Ligën e Kampionëve – se historia dhe tradita për ata që kanë fituar më shumë mbizotëron në fund, por në dy ndeshje çdo gjë mund të ndodhë”, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se nëse luani në Serie A, ju shërben mirë nëse konkurroni me një filozofi italiane, sepse është një ligë e komplikuar që është konkurruese dhe e vështirë”.

Lexo po ashtu Del Piero: Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

“Por, në garat evropiane duhet të keni një mentalitet ndryshe, sepse ajo që ka rëndësi në fund është që të shënosh dhe jo vetëm të mbrosh. Ju duhet të dini se si të sulmoni për të shënuar sa më shumë gola që është e mundur, pasi kjo bën të gjitha ndryshimet në dy ndeshjet në garat e eliminimit”.

“Pra, fakti që Juve është në gjysmëfinale do të thotë se ata janë të fortë, veçanërisht për shkak se kanë eliminuar Barcelonën dhe ekipet e tjera të forta, se ata janë rritur dhe kanë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/