Telegrafi

Figo hap dyert për të qenë trajner i Interit

Figo aktualisht është duke u angazhuar si ambasador i Interit, por duket se së shpejti mund ta shohim në stolin drejtues.

“Jam duke menduar të bëhem trajner i Interit. Por futbolli është i paparashikueshëm, andaj kush e di se çfarë do të bëj pas një viti”, ka thënë Figo.

“Kam një raport të shkëlqyeshëm me familjen Moratti. Jam i lidhur me atmosferën në Inter dhe me fansat. Më pëlqen edhe puna përfaqësuesit të kubit në Evropë”, ka shtuar portugezi./Telegrafi/