Telegrafi

Figo falënderon Mourinhon për mundësitë që ia ka ofruar

“Askush nuk nënshkruan një kontratë në të cilën thuhet se e ke të sigurt vendin në formacionin bazë të skuadrës”.

“E dija që Mourinho më respektonte dhe për këtë arsye duhej të filloja nga zeroja. Nuk është mirë të jesh në një vend ku e di nga fillimi se gjendesh në rendin e dytë. Ndërsa nuk është pjesë e karakterit tim që të qëndroj në një skuadër vetëm për të fituar para”, është shprehur legjenda portugeze për “Sky Sport”.