Telegrafi

Figo i bindur: City mund t’a eliminojë Realin

Ish-lojtari i Real Madridit, Figo, thotë se City ka kapacitet që të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse ish-lojtari më i shtrenjt në botë thotë se të hollat nuk i blejnë trofet, ai beson se City ka kualitet ta eliminojë Realin.

“Po, City ka shpenzuar shumë. Janë të fortë financiarisht dhe janë të mirë në secilin aspekt”.

“Mendoj se ata kanë shancin e tyre për të shkuar tutje dhe kjo gjysmëfinale ka shumë për të luajtur. Kemi dy skuadra të kompletuara përballë njëra-tjetrës”, u shpreh Figo. /Telegrafi/