Fifth Harmony kanë konfirmuar se janë ndarë pas gjashtë viteve së bashku.
Grupi ka bërë të ditur ndarjen duke vendosur që të fokusohen në karrierat solo.
— Fifth Harmony (@FifthHarmony) March 19, 2018
Luren Jauregui, Ally Brooke, Dinah Jane dhe Normani Kordei, kanë anuluar gjithë turneun australian.
Turneu është anuluar me pretekstin për agjendë të stër ngarkuar, teksa duket se tashmë ato i kanë ndarë rrugët e tyre.
Grupi u bë bashkë në vitin 2012 në X Factorin amerikan ku ata individualisht dështuan që të bëjnë progres në kategoritë respektive. Ato mahnitën jurinë dhe arritën të përfundojnë të tretat në garë.
Camila Cabello më vonë vendosi që të largohej nga bendi më 18 dhjetor të vitit 2016 dhe që prej asaj kohe ka shkëlqyer duke lansuar edhe hitin e madh “Havana”.
Grupi vazhdoi punën dhe lansoi albumin e tretë në studio si grupi Fifth Harmony në vitin 2017. /Telegrafi/