Korporata FIFO LLC ofron trajnime për kontabilitet, tatime dhe shërbime të përgjithshme të konsulencës financiare. FIFO ka zhvilluar metoda bashkëkohore të mësimdhënies, ku përmes ilustrimeve, grafikoneve, lodrave logjike dhe metodave tjera interaktive, ligjëratat janë kreative dhe kuptohen lehtë. Janë të kombinuar mësimet teorike me pjesën praktike përmes softuerëve të kontabilitetit.
Trajnimet e rregullta në FIFO zgjasin 12 javë dhe janë të organizuara në tri module:
1. Kontabiliteti bazë dhe interpretimi i pasqyrave financiare
2. Tatimet aplikative në Kosovë, dhe
3. Praktika me softuer të kontabilitetit
Për të aplikuar në trajnimet e radhës në FIFO për periudhën “Janar – Mars, 2016” mund të plotësoni formularin në: www.fifo-ks.com
Më shumë rreth këtyre trajnimeve, mund të mësoni në videon:https: //www.youtube.com/watch?v=LfYAIVUVFKw /Telegrafi/