Telegrafi

Fifi, Elita 5, Vedat Ademi, Albi Xhepa e shumë të tjera do të performojnë në “Mish Mish”

Foto: Fifi/Instagram

Festivali “Mish-Mish” do të organizohet më 6 dhe 7 gusht në Gjakovë.

Krahas promovimit të produkteve të ndryshme vendore të mishit dhe pijeve, do të ketë edhe një koncert.

Në këtë koncert, do të performojnë emra të njohur të estradës si: Fifi, Grupi Elita 5, Vedat Ademi, Albi Xhepa, dhe Grupi 04.

Krahas këtyre emrave do të ketë prezencë edhe të DJ-ve të ndryshëm vendorë.

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali organizohet në lokacionin e ashtuquajtur “Pazari i vjetër” në Gjakovë me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/