FIFA ka zbuluar formacionin më të mirë në kategorinë e meshkujve për vitin 2021.
Shtëpia e futbollit botëror pas disa çmimeve të dhuruara, tani ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë.
Në portë është Gianluigi Donnarumma i PSG-së.
Mbrojta përbëhet nga David Alaba, Ruben Dias dhe Leonardo Bonucci.
Në mesfushë gjenden Jorginho, N’Golo Kante, Kevin de Bruyne,
Derisa sulmi është i përbërë prej Cristiano Ronaldo, Erling Haaland, Robert Lewandowski, Lionel Messi.
Këtë formacion e kanë votuar trajnerë dhe kapitenë nga ekipe dhe përfaqësuese që janë pjesë e organit më të lartë të futbollit, FIFA-s. /Telegrafi/
🏆 THIS is the 2021 Men’s FIFA FIFPRO #World11
By the players, for the players.@FIFAWorldCup pic.twitter.com/i0dYe7KUwI
— FIFPRO (@FIFPRO) January 17, 2022