Site icon Telegrafi

FIFA zgjedh tifozët e Perusë si më të mirët, Lennart Thy si lojtari më ‘Fair-Play’

Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.

FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në ceremoninë e filluar në Londër nga ora 19:30 e njohur ndryshe si “The Best”.

Pas ndarjes së çmimit për golin më të mirë, trajnerin dhe portierin më të mirë, radha edhi edhe për tifozët më të mirë dhe lojtarin më ‘fair-play’.

Çmimi i parë për tifozët më të mirë shkoi për ata të kombëtares së Perusë.

Në anën tjetër lojtari më ‘fair-play’ shkoi për Lennart Thy.

Ky çmim u nda nga legjenda e referimit Pierluigi Collina dhe mbrojtësi Paolo Maldini.

Më vonë gjatë ceremonisë do të zgjidhet edhe lojtari i vitit dhe formacioni më i mirë i vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version