Adidas Telstar 18 është zbuluar nga FIFA si topi zyrtar i ndeshjeve për Kupën e Botës të vitit 2018 që do ta mbahet në Rusi.
FIFA, sot (e enjte), gjatë ditës ka paraqitur inovacionin e topit të ri me legjendën e Argjentinës, Leo Messi, i cili tha: “Më pëlqen gjithçka: dizajni i ri, ngjyrat, gjithçka”.
Emri i Telstar origjinal erdhi nga statusi i saj si “ylli i televizionit”. Topi i parë për i dekoruar me panele të zeza, modeli që ishte projektuar për t’u dalluar në televizorë bardh e zi 50 vjet më parë dhe ndryshoi përgjithmonë projektin e futbollit.
Introducing Telstar 18 – the Official Match Ball for the 2018 FIFA #WorldCup! pic.twitter.com/nOqseEElQp
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 9, 2017
“Një ndërhyrje e një modeli klasik me një dizajn të ri të panelit dhe teknologjinë më të fundit: në një ri-përfytyrim të mrekullueshëm, Adidas sot zbuloi topin zyrtar të ndeshjeve për Kupën e Botës 2018 të Rusisë”, thuhet në njoftim.
“Telstar 18 i rikujton kujtimet e paharrueshme të Kupës së Botës 1970 të FIFA-s – dhe të legjendave si Pele, Gerd Muller, Giacinto Facchetti, Pedro Rocha dhe Bobby Moore – dhe do të ushqejnë ëndrrat e atyre që do të luajnë për çmimin më të lakmuar të futbollit në Rusi vitin tjetër”, përfundon njoftimi i FIFA-s.
Sipas prodhuesve të topit, ai përfshin një çip NFC të ngulitur, duke i lejuar konsumatorët të bashkëveprojnë me topin duke përdorur një telefon të mençur.
Ndryshe, para disa ditëve firma e njohur e veshmbathjeve, Adidas zbuloi edhe fanellat e disa prej kombëtareve më të mëdha që po ti mbajnë në Rusi. /Telegrafi/