Është zbuluar tashmë edhe zyrtarisht logoja për Kupën e Botës së viti 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Logoja është unike në dizajnin e saj, me trofeun e Kupës së Botës të mbivendosur në një numër të bardhë 26 me “2” të vendosur mbi “6”.
Ngjyra do të kombinohet nga markat individuale të 16 qyteteve pritëse.
#WeAre26 pic.twitter.com/H1SyqypUYY
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) May 18, 2023
Mbi të do të jetë i vendosur mbishkrimi “Ne jemi 26”, kuptimin e së cilës e ka shpjeguar presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino.
“Ne jeimi 26 është një thirrje e madhe. Është një moment kur tre vende dhe një kontinent i tërë thonë kolektivisht: ‘Ne jemi të bashkuar si një për të mirëpritur botën dhe për të ofruar Kupën e Botës më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse ndonjëherë.”, ka thënë Infantino.
🇺🇸🇲🇽🇨🇦 The road to the 2026 #FIFAWorldCup has begun! #WeAre26
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) May 18, 2023
Turneu do t’i mundësojë çdo vendi pritës dhe skuadrës pjesëmarrëse të shkruajnë faqen e tyre në librat e historisë së Kupave të Botës, dhe kjo markë unike është një hap i madh në atë rrugë.
Ngjarja ishte një nisje jozyrtare për Kupën e Botës 2026, e para me 48 ekipe, dhe u mbajt në Observatorin Griffith të Los Anxhelosit, duke lejuar të pranishmit të shihnin një pamje komanduese të pellgut të LA.
#WeAre26 🤝 @Ronaldo pic.twitter.com/msVowRC1xf
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) May 18, 2023
2026 #FIFAWorldCup Emblem: Launched ✅🔥#WeAre26 pic.twitter.com/IiKaQKRkS6
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) May 18, 2023