Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka përfshirë Kosovën në faqen e saj zyrtare, duke e krahasuar të njëjtë me të gjitha shtetet e tjera anëtare.
Madje, në rubrikën kushtuar Kosovës, FIFA ka paraqitur dy miqësoret e radhës, të parat pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Mirëpo, realisht, Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar vetëm njërën miqësore, atë të 3 qershorit me Ishujt Faroe, derisa ka mohuar miqësoren e 28 majit me Afrikën Qendrore, shkruan “GazetaOlle.com”.
Sipas sajtit të FIFA-s, Kosova më 28 maj takohet së pari me Afrikën Qendrore, kurse më 3 qershor me Ishujt Faroe.
Sigurisht, se Përfaqësuesja jonë do të luajë vetëm miqësoren e 3 qershorit, që zhvillohet në Frankfurt, kurse publikimi nga FIFA mund të jetë i gabuar. /Olle/