Telegrafi

FIFA: VAR-i do të shfaqet edhe në ekranet e mëdha të stadiumeve të botërorit “Rusia 2018”

VERONA, ITALY - APRIL 04: Referee Paolo Tagliavento looks VAR during the serie A match between AC Chievo Verona and US Sassuolo at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on April 4, 2018 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Video të situatave të diskutueshme në ndeshjet e Kupës së Botës në Rusi do të transmetohen edhe në ekranet e mëdha në stadiume.

VAR do të përdoret për herë të parë këtë vit në një Botëror, pavarësisht kritikave të tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.

Sidoqoftë, edhe tifozët do të mund ta shikojnë rastin e diskutueshëm përmes VAR-it dhe pse gjyqtari mori një vendim, raportoi BBC.

(Getty Images)

Regjistrimi do të shfaqet në një ekran të madh të stadiumeve, por më vonë, pasi që në këtë formë gjyqtari nuk do të ndikohet prej atmosferës që krijojnë tifozët.

Njoftimi i FIFA-s rreth këtij vendim ka ardhur një ditë pasi presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksandar Čeferin tha se akoma po testohet VAR-i, para se të shfrytëzohet edhe në Ligën e Kampionëve.

Ceferin shprehu shqetësimin e vetë, pasi shumë gjyqtarë ende nuk kanë pasur mundësinë të përdorin VAR-in.

Ish-gjyqtar italian, Pierluigi Collina ka thënë se përdorimi i VAR-it ” do të shmang gabimet e mëdha në botën e futbollit”. /Telegrafi/