FIFA e ka uruar pranimin e Kosovës në gjirin e saj.
Një gjë të tillë ajo e ka bërë në rrjetin social Twitter.
“Kosova bëhet anëtarja e 210-të e FIFA-s, pas votimit të sotëm në Kongresin e FIFA-s. 141 vota ishin pro dhe 23 kundër, nga 164 votat valide në gjithsej”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Serbia ka paralajmëruar ankesa të fuqishme. /Telegrafi/