Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, është detyruar që ta ndalojë teknikën gjeniale të ekzekutimit të penalltive të cilën e kishte përdorur Neymar.
Gjatë viteve, Neymar është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Pasi bërë emër tek Santosi në Brazil, ai u transferua në Evropë në vitin 2013 duke nënshkruar për Barcelonën.
Në verën e vitit 2023, Neymar u largua nga Evropa për t’u transferuar në Lindjen e Mesme, më saktësisht tek Al Hilali.
Kur ai po luante në Brazil, Neymar shpeshherë ishte lojtari i preferuar i ekipit për të ekzekutuar penalltitë.
Teknika e Neymarit për ta bërë këtë ishte si e askujt tjetër, pasi braziliani ndalonte para se të bënte kontakt me topin.
Never forget that Neymar at Santos was the reason FIFA changed the penalty kick rule.
Here is a comp of the famous ‘Paradinha’ 🔥
pic.twitter.com/Mxvk7nwLha— Ginga Bonito 🇧🇷 (@GingaBonitoHub) April 6, 2023
Në këtë mënyrë, portieri do të duhej të lëvizte në njërën anë dhe Neymar me qetësi do ta dërgonte topin në kahun tjetër të portës.
Ani pse këtë teknikë ai nuk e ka përdorur në çdo rast, këtë e ka bërë të paktën pesë herë. Në total sipas Transfermarkt, Neymar ka realizuar 11 nga 14 penalltitë që ka ekzekutuar për Santosin.
Sidoqoftë, Neymar më vonë kishte detyruar FIFA-n që të marrë një vendim për të ndaluar këtë lloj lëvizjeje para se ta godas topin.
“Të shtiresh se po godet topin sapo lojtari të kompletojë vrapimin e tij konsiderohet si shkelje e Ligjit 14 dhe një akt sjellje josportive për të cilën lojtari duhet të paralajmërohet”, thuhet në dokumentin e FIFA-s të publikuar në vitin 2010./Telegrafi/