FIFA thuhet se do të konfirmojë që sezoni 2019/20 do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.
The Athletic raporton se shtëpia më e madhe e futbollit në botë po planifikon që të gjitha sezonet që ende nuk janë përjashtuar, të vazhdohen.
FIFA do të caktojë datat se kur do të rikthehen kampionatet dhe të lejojë që klubet t’i mbajnë lojtarët që u skadon kontrata më 30 qershor edhe më tej.
Plani besohet se do të zbulohet në 48 orët e ardhshme duke reflektuar kështu mbi krizën e shkaktuar nga coronavirusi.
Liga Premier tashmë ka shfaqur dëshirën që të vazhdohet sezoni dhe të mbarojnë të gjithë kualifikimet.
Natyrish se ky do të jetë lajm i mirë për Liverpoolin që i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për të fituar trofeun.
Madje në atë takim të FIFA-s do të përcaktohet edhe fillimi e përfundimi i sezonit 2020/2021, në mënyrë që të planifikohet fillimi i Euro 2021. /Telegrafi/