Site icon Telegrafi

FIFA të flasë përsëri për Kosovën?

Tema për të cilën do të diskutohet për Kosovën është: “Paraqitja e të dhënave të fundit nga Presidenti i FIFA-s për takimin e 10 janarit në Cyrih për situatën Serbi-Kosovë dhe ratifikimin e vendimit të Komitetit të Emergjencës të FIFA-s për ndeshjet miqësore, përfshirë klubet dhe skuadrën Përfaqësuese të FFK-së”.

Në anën tjetër, në Federatën e Futbollit të Kosovës, besojnë se në agjendë do të raportohet edhe për miqësoren e parë të Kosovës, të luajtur më 5 mars ndaj Haitit. “Mund të ketë edhe ndonjë raport rreth ndeshjes së parë. Këto janë hapa që na qojnë drejt pranimit të përhershëm në FIFA”, tha nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. Raporti i të deleguarëve të FIFA-s për miqësoren e Kosovës ishte pozitiv, bazuar në letrën e FIFA-s dërguar FFK-së javë më parë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version