Takimi i vlefshëm për kampionatin botëror të vitit të ardhshëm mes Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë.
E gjithë kjo pasi që u rëndua terreni në fushën e stadiumit Maksimir si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.
Por, sipas ueb-faqes së Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), ndeshja do të zhvillohet sot (e diele).
Kujtojmë se loja u ndërpre në minutën e 22-të teksa rezultati ishte i barabartë, 0-0.
Ndryshe, FIFA ka rregulla strikte sa i përket ndërprerjes së takimeve zyrtare dhe këto do të zbatohen prej të dyja ekipeve.