Telegrafi

FIFA Soccer 13 nga EA Sports tejkalon pritshmëritë e shitjes në ditën e parë të daljes në tregun amerikan

 Në ditën e lansimit, 350,000 kopje të lojës janë shitur vetëm në SHBA. Kjo shifër paraqet 42 për qind rritje të shitjes në krahasim me versionin paraprak të lojës.

Në 24 orët e para të daljes së Soccer 13 në Amerikë, fansat e kësaj loje kanë luajtur 1.4 milion herë. Loja ka dalur në tregun amerikan të martën. Ndërsa, lansimi global fillon sot dhe pritet të ketë kërkesë dhe shitje të madhe.

Sipas EA Sports, 1.3 milion kopje të produktit më të ri të tyre janë para-porositur deri tani, në mbarë botën. /Telegrafi/