Site icon Telegrafi

FIFA shtyn dy kampionate botërore për moshat e reja shkaku i COVID-19

Coronavirusi bëhet fajtor për anulimin e dy garave të mëdha për moshat e reja.

FIFA ka njoftuar se Botërorët e kombëtareve të moshave U-17 dhe U-20 që ishin në program për t’u zhvilluar gjatë vitit 2021 janë shtyrë.

Në komunikatën zyrtare të qeverisë më të madhe të futbollit botëror lexohej: “FIFA ka marrë vendimin se edicioni i vitit 2021 i Botërorit të U-20 dhe U-17 që do të mbaheshin në Indonezi dhe Peru nuk do të zhvillohen për arsye të Coronavirusit.”, përfundon komunikatën FIFA.

 

Këto dy shtete do të mirëpresin Botëroret U-17 dhe U-20, dy vite më vonë pikërisht në 2023-in.

Shkaku i coronavirusit është shtyrë është Kampionati Evropian, që do të mbahet në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version