Telegrafi

FIFA publikon renditjen e re, Kosova me ngritje rekord prej pesë pozitave

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje rekord në renditjen e re të publikuar nga FIFA.

FIFA sot (e enjte) gjatë ditës ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar, me Belgjikën lidere.

Por, përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një hap të madh në renditjen e re të FIFA-s.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës

Dardanët kanë pasur ngritje rekord, duke u ngjitur plot pesë pozita nga hera e fundit.

Kosova ishte në pozitën e 119-të, ndërsa tani në renditjen e re zë vendin e 114-të me 1184 pikë.

Ky vend është vendi më i mirë në ranglistë që Kosova ka pasur, ndërsa kjo ngritje erdhi falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi. /Telegrafi/