Telegrafi

FIFA publikon renditjen e re – Kosova bie për një pozitë

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie në ranglistën e re të publikuar nga FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar sot (e enjte) renditjen e re të kombëtareve.

Renditja e re vjen për muajin nëntor, pas përfundimit të ndeshjeve eliminatore dhe miqësore të disa kombëtareve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës

Deri në muajin tetor, Kosova gjendej në vendin e 114-të, ndërsa këtë muaj ka pësuar rënie pas humbjeve nga Çekia dhe Anglia.

Dardanët tani renditen një pozitë më poshtë, pra në vendin e 115-të, me dhjetë pikë më pak.

Kosova në muajin tetor kishte 1184 pikë, ndërsa tani gjendet në kuotën e 1174 pikëve.

Dhjetëshja e kombëtareve të para mbetet e pandryshuar, me Belgjikën dhe Francën në dy pozitat e para. /Telegrafi/