Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie në ranglistën e re të publikuar nga FIFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar sot (e enjte) renditjen e re të kombëtareve.
Renditja e re vjen për muajin nëntor, pas përfundimit të ndeshjeve eliminatore dhe miqësore të disa kombëtareve.
Deri në muajin tetor, Kosova gjendej në vendin e 114-të, ndërsa këtë muaj ka pësuar rënie pas humbjeve nga Çekia dhe Anglia.
Dardanët tani renditen një pozitë më poshtë, pra në vendin e 115-të, me dhjetë pikë më pak.
Kosova në muajin tetor kishte 1184 pikë, ndërsa tani gjendet në kuotën e 1174 pikëve.
Dhjetëshja e kombëtareve të para mbetet e pandryshuar, me Belgjikën dhe Francën në dy pozitat e para. /Telegrafi/