Site icon Telegrafi

FIFA publikon emrat e tre finalistëve për lojtarin dhe trajnerin e vitit

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA, ka publikuar emrat finalistëve për çmimet si më të mirët e vitit.

Çuditërisht pas sa viteve nuk ka vend për gjeniun e futbollit Lionel Messi në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë.

FIFA ka publikuar emrat e tre futbollistëve finalist.

Si gjithnjë emri i parë në listë është ai i sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo që kompletoi transferimin te Juventusi.

Për herë të parë në këtë listë është edhe mesfushori kroat Luka Modric që së fundmi mori çmimin si futbollisti më i mirë i Evropës.

Një tjetër risi në treshen finale është edhe Mohamed Salah që pati një vit të jashtëzakonshëm me Liverpoolin.

Ndërkohë FIFA ka publikuar edhe emrat e tre trajnerëve finalist.

Dy francezët, Zinedin Zidane dhe Didier Deschamps janë në këtë listë së bashku me kroatin Zlatko Dalic. /Telegrafi/

Exit mobile version