FIFA po shqyrton futjen e gjuajtjeve të penalltive në fazat e grupeve të Kupës së Botës së ardhshme, me ekipet e suksesshme që mund të fitojnë pikë bonus në fund të ndeshjeve të barabarta.
Sipas The Athletic, vendimi për ta zbatuar këtë mund të hyjë në fuqi në vitin 2026, kur ndeshjet do të luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Si rezultat i strukturës së këtij turneu, do të ketë një raund shtesë me eliminim direkt pas grupeve, me dy skuadrat e para të përgatitura për t’u kualifikuar nga 16 grupet me nga tre ekipe, sipas një votimi të fundit, unanim nga FIFA.
Megjithatë, penalltitë pas ndeshjeve mund t’i shohin vendet të punojnë së bashku për të kaluar në fazën tjetër.
FIFA is considering introducing penalty shootouts to decide whether teams should get a bonus point if group-stage games are drawn at the expanded World Cup in 2026.
More from @AdamCrafton_https://t.co/8p1vhqjClG
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 30, 2022
Aktualisht, të gjitha ndeshjet finale të fazës së grupeve luhen në të njëjtën kohë për të shmangur këtë.
Ky ka qenë rasti që nga viti 1986, por duket se shefi i FIFA-s për zhvillimin teknik, ish-ylli i Holandës, Marco van Basten, është i prirur ta ndryshojë atë sa më shpejt që është e mundur.
“Gjuajtjet e penalltive mund të jenë vërtet një opsion për turnetë me grupe prej tre ekipeve në të cilat luani kundër dy kundërshtarëve”, ka thënë fillimisht Van Basten për gazetën gjermane Sport Bild.
“Mund të bëhet mjaft ngushtë. Nëse një skuadër për shembull barazon një ndeshje 0-0 dhe fiton tjetrën 1-0, ka një rrezik të lartë që të tre skuadrat të jenë të barabarta në pikë dhe gola në fund”, përfundoi ai.
FIFA are considering introducing penalty shootouts in the GROUP STAGE of the 2026 World Cup https://t.co/3DGRTrBsKC
— Mail Sport (@MailSport) November 30, 2022
Tashmë po rritet emocioni për Kupën e Botës së vitit 2026 , e cila premton të jetë më e madhja që nga Botërori i parë në vitin 1930.
“Duhet të gjejmë mënyra të tjera për të prekur zemrat dhe emocionet e njerëzv. Mendoj se ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, dhe ne duam të shfrytëzojmë mundësinë që kjo Kupë e Botës FIFA të vijë këtu”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një udhëtimi të fundit në Los Angeles.
“Niveli i parë është në të vërtetë niveli bazë; është qasje në sport. Ne duhet t’u japim djemve dhe vajzave, fëmijëve, qasje më të lehtë në sport”, përfundoi Infantino.
Ndryshe, Kupa e Botës “FIFA 2026” parashihet të filloj të hënën më 8 qershor të vitit 2026. /Telegrafi/