Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit është pezulluar për 90 ditë ndërsa është nën hetimet e FIFA-s.
Marco Polo del Neros i është ndaluar përkohësisht të ushtroj aktivitetet e futbollit dhe kjo periudhë mund të zgjatet edhe për 45 ditë të tjera.
“Gjatë kësaj kohe, Polo del Neros i është i ndaluar të ushtroj ndonjë funksion në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndalimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan në njoftimin e kësaj organizate.
Braziliani 76-vjeçar ka mbetur në krye të organit drejtues të sportit në Brazil pavarësisht se është akuzuar nga autoritetet amerikane për pastrim parash gjatë vitit 2015.
Ai e la komitetin ekzekutiv të FIFA-s atë vit, por nuk u ekstradua nga Brazili në SHBA për t’u përballur me akuzat.
Tre ish-drejtues të FIFA-s nga Amerika e Jugut aktualisht janë duke u gjykuar në New York për shantazh, mashtrim dhe pastrim parash.
Kujtojmë se Del Nero u zgjodh president në vitin 2003 dhe mori një rol në FIFA në vitin 2012. /Telegrafi/