Telegrafi

FIFA paralajmëron Spanjën, La Roja rrezikon dëbimin nga Kupa e Botës?

FIFA thuhet se ka paralajmëruar Spanjën se ata rrezikojnë të largohen nga Kampionati Botëror për shkak të ndërhyrjeve të mundshme politike.

Sipas mediumit spanjoll El Pais, FIFA i dërgoi ka një porosi serioze për kombëtaren spanjolle.

FIFA thuhet se i ka dërguar një letër Federatës Spanjolle të Futbollit, duke shpjeguar se ‘La Roja’ mund të humbas biletën e tyre për në Rusi gjatë verës së ardhshme.

Lexo po ashtu Zbulohen favoritët për ta fituar Kupën e Botës: Brazili i pari, Argjentina e treta dhe Spanja e pesta (Foto)

Megjithatë, ky sanksion do të vjen nga nëse qeveria spanjolle vazhdon me planet për të emëruar një President të ri të RFEF.

Futbolli spanjoll është udhëhequr nga i përkohshmi Juan Larre që nga vera pasi shefi veteran Angel Maria Villar u detyrua të heqë dorë nga akuzat për korrupsion.

Lexo po ashtu Derisa kombëtaret e tjera kanë vetëm një formacion, Spanja është në ‘hall’ pasi ka tri të tilla (Foto)

FIFA zakonisht pezullon anëtarësimin e çdo kombi nëse presioni politik është gjetur për të ndikuar në shoqatën e saj të futbollit.

Ndaj, ky paralajmërim duhet të merret me seriozitet të lart nga krerët e shtetit spanjoll, pasi në të kundër mund të mungojnë në garën më të madhe të kombëtareve. /Telegrafi/