FIFA thuhet se ka paralajmëruar Spanjën se ata rrezikojnë të largohen nga Kampionati Botëror për shkak të ndërhyrjeve të mundshme politike.
Sipas mediumit spanjoll El Pais, FIFA i dërgoi ka një porosi serioze për kombëtaren spanjolle.
FIFA thuhet se i ka dërguar një letër Federatës Spanjolle të Futbollit, duke shpjeguar se ‘La Roja’ mund të humbas biletën e tyre për në Rusi gjatë verës së ardhshme.
Megjithatë, ky sanksion do të vjen nga nëse qeveria spanjolle vazhdon me planet për të emëruar një President të ri të RFEF.
Futbolli spanjoll është udhëhequr nga i përkohshmi Juan Larre që nga vera pasi shefi veteran Angel Maria Villar u detyrua të heqë dorë nga akuzat për korrupsion.
FIFA zakonisht pezullon anëtarësimin e çdo kombi nëse presioni politik është gjetur për të ndikuar në shoqatën e saj të futbollit.
Ndaj, ky paralajmërim duhet të merret me seriozitet të lart nga krerët e shtetit spanjoll, pasi në të kundër mund të mungojnë në garën më të madhe të kombëtareve. /Telegrafi/