Heine Allemagne, një investitor në pajisjet sportive dhe aksesorëve ka akuzuar trupin drejtues të futbollit botëror për “vjedhjen e idesë ” dhe kërkon dëmshpërblim prej 100 milionë eurove.
Javën e kaluar, një gjykatë në Rio de Janeiro pranoi patentën e Heine Allemagne për spërkatësin e përdorur nga gjyqtarët në ndeshjet e futbollit.
Përveç kësaj, ata urdhëruan FIFA-n që ta ndalonte përdorimin e saj në ndonjë nga garat e saj.
Edhe pse urdhëri u lëshua zyrtarisht, FIFA lejoi përdorimin e saj në Kupën e Botës për Klube, ngjarje e cila u mbajt këtë dhjetor.
Jerome Walcke, ish sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, i dërgoi një letër furnizuesit Pablo Silvas, duke pranuar se shpikja kishte ndihmuar lojën e ndershme të futbollit.
Në të kaluarën, FIFA ishte përpjekur të merrte patentën, për një shumë prej 500 mijë dollarësh, por një marrëveshje nuk u nënshkrua kurrë sipas shpikësit brazilian.
Allemagne thotë se i morën 15 vjet kohë për të zhvilluar një shkumë që zhduket një minutë pas përdorimit dhe se tani po kërkon kompensim prej 100 milionë dollarësh.
Pas ardhjes së Gianni Infantino në krye të organizatës, në vend të Sepp Blatterit, braziliani e konsideron atë si “mundësi për të treguar nëse është një njeri i madh apo një mediokër si hajdutët e së kaluarës”.
FIFA pohon se Allemagne nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar se patenta është e tyre dhe për këtë arsye nuk janë të përgatitur për të negociuar. /Telegrafi/