“Nuk kemi ndonjë lajm. FIFA do të vazhdojë mbledhjen edhe të enjten, ku presim të diskutohet edhe për Kosovën”, deklaroi sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, për SportPlus.
Edhe pse në agjendën e FIFA-s nuk është përmendur Kosova, kryetari i këtij institucioni, Sepp Blatter, ka premtuar se do të diskutohet edhe për modalitetet e miqësoreve të Kosovës, sidomos pas letrës së kryeministrit Hashim Thaqi dërguar vetë Blatterit, muajin e kaluar. /Telegrafi/