FIFA do të zbatojë një teknologji të re për zbulimin gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje. Prova e parë do të bëhet në Kupën Arabe që do të fillojë në Katar.
Johannes Holzmüller, Drejtor i Teknologjisë dhe Inovacionit të Futbollit të FIFA-s, shpjegoi se do të vendoset një kamerë në kulmin e secilit stadium.
Të dhënat e nxjerra nga kamera do i dërgohen automatikisht dhomës së VAR-it e cila do të nxjerrë një konkludim të saktë në kohë reale.
Pierluigi Collina, drejtor aktual i arbitrave të FIFA-s, tha se këto teste gjysmë të automatizuara të zbulimit të pozicionit jashtë loje janë “më të rëndësishmet deri më tani”.
Megjithatë, ish-arbitri i njohur italian sqaroi se objektivi i kësaj teknologjie është të ndihmojë gjyqtarët dhe se vendimi mbetet në “duart e tyre”.
Teknologjia e re për pozicion jashtë loje do të testohet për 3 javë në Katar në turneun ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga bota arabe. /Telegrafi/
Semi-automated offside technology explained ahead of FIFA Arab Cup. Pierluigi Collina and Johannes Holzmüller explain the advancement of the tests to date. This technology will be tested at the FIFA Arab Cup 2021™ #FIFArabCup #FootballTechnology
📽 https://t.co/A6Bef8f25A pic.twitter.com/A63xwvYZTC
— FIFA Media (@fifamedia) November 29, 2021