Mund të shtyhet çështja e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Pas anëtarësimit në UEFA, Federata e Futbollit e Kosovës pret që të bëhet anëtare edhe e shtëpisë së futbollit botëror (FIFA).
Çështja e pranimit të Kosovës në FIFA është në pikën e 15-të të rendit të ditës. Por, agjenda aktuale e FIFA-s parasheh mundësinë që votimi për anëtarësimin e Kosovës të hiqet nga rendi i ditës.
Pranimi i Kosovës në FIFA është në agjendën e Kongresit të 66-të të FIFA-s, i cili do të mbahet me 12 dhe 13 maj në Meksiko City.
KËTU mund ta shikoni agjendën e FIFA-s.