Federata e Futbollit të Kosovës ka pranuar këtë të hënë një letër nga FIFA, e cila nuk përmban lajm të mirë.
Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Krejt kjo thuhet në letrën e dërguar për lëshimet që janë bërë në organizmin e kësaj ndeshjeje.
E dënimi sillet të jetë nga 30 mijë në 40 mijë franga zvicerane, njofton klankosova.
Sekretari i Federatës së Futbollit shtoi se fillimisht duhet pritur vendimi i komisionit disiplinor të FIFA-së.
Ndërsa më pas kosovarët e kanë edhe të drejtën e ankesës, njofton Klan Kosova.
Më poshtë e gjeni një nga faqet e dokumentit të dërguar nga FIFA.