Site icon Telegrafi

FIFA miraton planin për kontratat e lojtarëve që skadojnë në verë dhe ata që kanë nënshkruar me klubet e reja

FIFA  ka miratuar planin e punës rreth situatës së COVID-19, që shihet si shpëtim për futbollin.

Coronavirusi ka paralizuar futbollin, ku shumë kampionate janë ndërprerë dhe nuk dihen nëse do të vazhdojnë, pasi situata vazhdon të jetë e rëndë në shumë vende.

Problemi më i madh është paraqitur te lojtarët që kontratat do t’i përfundonin më 30 qershor, dhe sezoni nuk pritet të përfundojë para kësaj date.

 

FIFA ka marrë vendim që kontratat që zgjaten derisa të përfundojë ky sezon.

Për lojtarët që tashmë kanë nënshkruar kontrata me klube të reja, ato kontrata do të vlejnë në kohën kur të fillojë sezoni i ri, dhe jo me 1 korrik, siç ka ndodhur vazhdimisht.

Ndërsa, kur një lojtar tashmë ka arritur marrëveshje transferimi me një klub, sezoni i ri i të cilit mund të ketë filluar para se sezoni i klubit të vjetër të mbarojë, përparësi do t’i jepet ish klubit.

Sipas rrethanave dhe situatës që do të ndodhemi, FIFA po ashtu do të rregullojë edhe afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

Exit mobile version