Site icon Telegrafi

FIFA me miliona dollarë për lojtarët që nuk paguhen nga klubet përkatëse

Në disa raste, klubet nuk arrijnë të përmbushin detyrimet financiare ndaj futbollistëve duke mos i paguar ata ashtu siç parashikohet në kontratën mes palëve.

Mund të ketë ndodhur që klubi të ketë falimentuar dhe në këtë formë, FIFA ka menduar që lojtarët të mos mbeten duarbosh në një çështje e cila nuk ka të bëjë me ta dhe nuk ka përse të ndikojë ekonomikisht në “xhepat” e tyre.

Ndaj, së fundmi FIFA ka gati një fond prej 16 milionë dollar, i cili do të vendoset në dispozicion pikërisht për lojtarët e mbetur në udhëkryq dhe të papaguar nga klubet respektive.

Lexo po ashtu FIFA paralajmëron tjetër ndryshim në zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në pushimin mes ligave

Pritet që rreth 140 futbollistë të përfitojnë nga kjo nismë e FIFA-s, ndërsa kjo “krijesë” e FIFA është tashmë ekzistenciale prej vitit 2020.

Shtëpia e futbollit botëror po ashtu është duke punuar që të ndryshojë edhe disa rregulla në futbollin botëror, duke tentuar ta bëjnë edhe më joshës për t’u shikuar.

Këto ndryshime janë duke u bërë po ashtu në koordinim me UEFA-n dhe gjatë kësaj vere disa prej tyre do të futen në fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version