Telegrafi

FIFA merr vlerësimin e analizës së pavarur ligjore: Izraeli duhet të pezullohet nga aktivitetet e futbollit

Analizat e pavarura ligjore nga avokatë të specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut vlerësuan se Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) duhet ta ndalojë Izraelin të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e futbollit për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Në fakt, Federata Palestineze e Futbollit (PFA) i kërkoi FIFA-s të pezullojë Izraelin për shkak të gjenocidit që po kryen në Gaza dhe kjo kërkesë u mbështet nga Konfederata e Futbollit Aziatik (AFC).

Megjithatë, FIFA iu përgjigj kërkesës duke kërkuar një vlerësim urgjent ligjor të situatës, duke premtuar se do t’i prezantohej publikut në një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit të saj këtë muaj.

Lexo po ashtu Plotë 12 federata nga Lindja e Mesme kërkojnë pezullimin e Izraelit nga aktivitetet e futbollit

“Nuk ka dyshim se sjellja e Izraelit në Palestinë minon të gjitha qëllimet e FIFA-s. Izraeli ka shkelur të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht të palestinezëve duke shkelur nenin 3. Ai diskriminon palestinezët në bazë të racës, kombësisë dhe lindjes, gjë që është e drejtpërdrejtë”.

 

“Shkelja e nenit 4(1) minon objektivat humanitare të përshkruara në nenin 5.1(b). Prandaj, sjellja e Izraelit kërkon pezullim, në përputhje me rregullat e miratuara nga FIFA në lidhje me shkeljet e ngjashme të objektivave të saj dhe të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht”, shkruan vlerësimi i bërë nga avokatët Max du Plessis dhe Sarah Pudifin-Jones, të punësuar nga organizata jofitimprurëse për drejtësi sociale Eko.

Ndryshe, Eko shtoi se peticioni i tyre që kërkon nga FIFA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që ta përjashtojnë Izraelin nga garat ndërkombëtare sportive ka mbledhur më shumë se 380 mijë nënshkrime. /Telegrafi/