Site icon Telegrafi

FIFA merr vendim zyrtar: Ndëshkohet rëndë Luis Rubiales

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales është përjashtuar për tre vjet pas një hetimi për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra.

Rubiales bëri skandal në fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë në Australi dhe shkaktoi polemika për puthjen në buzë të Jenni Hermosos teksa ajo merrte medaljen e saj.

Në një intervistë më pas, lojtarja e Pachuca CF pranoi: “Nuk më pëlqeu kjo”, përpara se të jepte një deklaratë ku tha se ishte nën presion nga federata që të thoshte se ishte puthje e mirëkuptim.

Lexo po ashtu “Nuk u ndjeva e respektuar, por u ndjeva e detyruar”, zbulohet dëshmia e plotë e Jenni Hermoso kundër Rubiales

Rubiales u pezullua nga FIFA për 90 ditë dhe përfundimisht dha dorëheqjen nga posti i tij muajin e kaluar pasi më parë kishte refuzuar ta bënte këtë në një konferencë të çuditshme për shtyp.

Sipas Sky Sports, Rubiales tani është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet.

Në një deklaratë nga FIFA thuhet: “Z. Rubiales është njoftuar për kushtet e vendimit të Komitetit Disiplinor të FIFA-s sot. Në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Disiplinor të FIFA-s”.

Lexo po ashtu Dorëheqja e kreut të Federatës Spanjolle hap rrugë për Barcelonën që të luajë në Amerikë

“Ai ka 10 ditë për të kërkuar një vendim të motivuar, i cili, nëse kërkohet, më pas do të publikohet në legal.fifa.com. Vendimi mbetet subjekt i një apelimi të mundshëm pranë Komitetit të Apelimit të FIFA-s”.

“FIFA përsërit angazhimin e saj absolut për të respektuar dhe mbrojtur integritetin e të gjithë njerëzve dhe për të siguruar që rregullat bazë të sjelljes së denjë të respektohen”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version