Telegrafi

FIFA merr vendim për rastin Castillo – shuhen shpresat për Italinë dhe Kilin që të jenë në Katar 2022

FIFA ka kryer hetime pre disa ditës për rastin e futbollistit Byron Castillo, i cili pretendohej që ka luajtur për Ekuadorin me dokumente false.

Vendimi tashmë është marrë dhe Kombëtarja e Ekuadorit do të marrë pjesë në botërorin Katar 2022.

Qeveria e futbollit botëror FIFA, nuk e ka pranuar ankesën e Kilit për aktivizimin e futbollistit Byron Castillo, i cili është me origjinë nga Kolumbia, por u prentendua se ka falsifikuar dokumentet.

Në një sqarim të shkurtër për mediat, faqja zyrtare e FIFA shkroi: “Komiteti Disiplinor i FIFA-s hedh poshtë të gjitha akuzat kundër Federatës Ekuadoriane të Futbollit”.

“Procedura disiplinore e nisur kundër Federatës së Futbollit të Ekuadorit shpallet e mbyllur”.

Në Itali janë të zhgënjyer nga ky vendim i FIFA-s, pasi ishin shtuar spekulimet që me dënimin e mundshëm të Ekuadorit, në Katar do të merrte pjesë Kombëtarja e Italisë.

Italia do të mbetet në shtëpi, sikurse edhe Kili që ishte ankuar. /Telegrafi/