Telegrafi

FIFA mendon të largojë rregullin e ofsajdit?

Pozitat ofsajd shpesh janë problemet më të debatuara në futboll, por e gjithë kjo mund të jetë e kaluar nëse edhe në futboll përdoret shembulli i hokejit në fushë.

Në këtë sport është vendosur të hiqet në tërësi rregulli i ofsajdit në vitin 1998, pasi më herët kishte pasur dy vite periudhë provuese. Falë këtij hapi, loja është bërë më ngazëlluese dhe më atraktive për shikuesit.

“Ai më ka bërë shumë pyetje rreth asaj nëse ka qenë i suksesshëm një vendim i tillë. Megjithatë ai kurrë nuk më dha mendimin e tij, andaj vështirë se mund të vlerësohet se çfarë do të mund të bëhet në futboll në këtë aspekt. Por, më duket se ai ishte shumë i interesuar se si e kemi implementuar gjithë këtë”, ka thënë presidenti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Hokejit, Leandro Negre, pas takimit me Blatter./Telegrafi/