Telegrafi

FIFA me aplikacione falas në iOS dhe Android

Aplikacione zyrtare mobile, të cilat janë pa pagesë, përfshijnë përmbajtje interesante për tifozët e futbollit, pasi që të njëjtat ofrojnë shumë gjëra që lidhen me futbollin e shteteve si, duke përfshirë lajme, video, foto dhe rezultate të ndeshjeve nga rreth 200 liga.

Aplikacionet zyrtare të FIFA-së mundësojnë përzgjedhjen e deri tri kombëtareve, klubeve dhe garave të preferuara, duke u mundësuar përdoruesve të aplikacioneve mobile qasje të lehtë në informata nga klubet dhe ngjarjet e futbollit që ata duan ti ndjekin.

Më mirë akoma, FIFA ka njoftuar se do ta bëjë transmetimin direkt të shortit “2014 World Cup Final Draw”, e cila mbahet më 6 dhjetor, duke u mundësuar tifozëve të ekipeve të kombëtareve të ndryshme të mësojnë se çfarë do të ndodhë me kombëtaret e tyre. / Telegrafi /