Në një intervistë ekskluzive për Albinfo, Blater ka vlerësuar se dialogu i sapofilluar ndërmjet autoriteteve serbe dhe të Kosovës nuk mundëson njohje nga FIFA e FFK-së
“Njohja e mundshme nga FIFA nuk ka asgjë të bëjë me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, ne presim vendimin e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Blater.
I pyetur për lojtarët e Kosovës, sikur Valon Behrami e Xherdan Shaqiri, të cilët veprojnë në kuadër të ekipit kombëtar zviceran, Blater ka thënë se ata janë lojtarë të shkëlqyeshëm që kanë zgjedhur nacionalitetin zviceran, gjë që pasuron futbollin zviceran dhe ndërkombëtar.
“FIFA mbron të drejtën e lojtarëve kosovarë sa i përket të drejtës së tyre për transferim ndërkombëtar”, ka thënë ai. /Telegrafi/