Telegrafi

FIFA konfirmon se Rusia është përjashtuar nga Kupa e Botës

Kërkesa e Rusisë për të ngrirë ndalimin e FIFA-s për ekipet e saj të futbollit përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës të javës së ardhshme u hodh poshtë sot (e premte).

Rusia nuk do të lejohet të luajë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Polonisë të enjten.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) la në fuqi vendimin e FIFA-s për të përjashtuar Rusinë nga garat e saj.

Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

Vendimi është i ngjashëm me vendimin e CAS-it në fillim të javës për të mbështetur ndalimin e UEFA-s.

Rusia kishte kërkuar që ndalimet të ngriheshin derisa të përfundonin procedurat e plota të apelimit.

Vendimi i CAS pothuajse me siguri i jep fund pjesëmarrjes së Rusisë në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit. /Telegrafi/