Telegrafi

FIFA kërkon që skuadrave t’iu lejohen pesë zëvendësime

Pamje nga ndeshja Manchester United - Watford (Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

FIFA ka kërkuar zyrtarisht që skuadrat të jenë në gjendje të bëjnë pesë zëvendësime gjatë ndeshjeve, kjo për të ndihmuar lojtarët dhe klubet në përballimin e kalendarit dhe ndeshjeve pas pauzës.

Ky propozimi i është dërguar Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).

“Një shqetësim në këtë drejtim është se frekuenca më e lartë se-normale e ndeshjeve mund të rrisë rrezikun e lëndimeve të mundshme për shkak të mbingarkesës së lojtarët mund të kenë”.

FIFA. (Photo by Philipp Schmidli/Getty Images)

“Secilit ekip tani do t’i jepet mundësia të përdorë deri në pesë zëvendësime gjatë ndeshjes, me mundësinë e një zëvendësimi tjetër për kohës shtesë, kur është e rëndësishme”.

“Futbolli duhet të rifillojë vetëm kur autoritetet shëndetësore dhe qeveritë thonë se është absolutisht e sigurt”, thuhet në komunikatë.

Masa do të vlejë për të gjitha ndeshjet që FIFA i njeh deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, duke ndihmuar ekipet të menaxhojnë skuadrat e tyre pasi të fillojnë garat. /Telegrafi/