Telegrafi

FIFA: Jo një, jo dy, jo tre e as katër, por pesë referë

Arbitri kryesor do të vazhdojë të jetë në detyrë, si edhe dy anësorët, por UEFA dhe FIFA kanë vendosur të angazhojnë edhe dy zyrtarë prapa secilit gol, të cilët do të jenë të përqendruar në zonën e penaltisë gjatë gjithë garës.

“Në marrëveshje me Michel Platini dhe UEFA, kemi vendosur që UEFA të testojë një mënyrë të re të vlerësimit gjatë Ligës së Evropës, jo vetëm gjatë fazës grupore, por deri në fund të garës”, ka thënë Blatter.