Site icon Telegrafi

FIFA i jep leje edhe një futbollisti të Kosovës

Mbrojtësi i ri Mërgim Vojvoda, ka marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në Përfaqësuesen e Kosovës.

Kësisoj, ai do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen kundër Turqisë më 12 nëntor.

Vojvoda, i cili është anëtar i skuadrës belge, Mouscron, deri më tash ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë U21.

Kosova do të ballafaqohet të shtunën me Turqinë në kuadër të botërorit Rusia 2018 ndërsa takimi do të luhet në stadiumin e Antalyasporit. /Telegrafi/

Exit mobile version