Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pas eliminimit 1-0 të Portugalisë ndaj Marokut të shtunën mbrëma në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Ronaldo, 37 vjeç, ndoshta do të tërhiqet pa fituar kurrë trofeun më të rëndësishëm të sportit.
Ylli portugez hyri si zëvendësues kundër Marokut me skuadrën e tij tashmë në disavantazh dhe nuk ishte në gjendje të parandalonte eliminimin.
Pas vërshëllimës së fundit, Ronaldo doli me shpejtësi nga fusha dhe nisi të qante rrugës për në zhveshtore.
CR7, i cili mori pjesë në Kupën e tij të pestë Botërore, luajti ndeshjen e tij të 196-të ndërkombëtare, një rekord që ai tani e ndan me Bader Al-Mutawa të Egjiptit.
FIFA shpërndan një video për Cristiano Ronaldon
FIFA ndau një video në Twitter duke nderuar CR7 dhe duke theksuar disa nga momentet e tij më të mira në Kupën e Botës.
“Një mit. Një legjendë. Një makinë. Faleminderit, Cristiano”, ka shkruar FIFA në faqen zyrtare.
Obrigado, @Cristiano
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 10, 2022
FIFA i dha Ronaldos lamtumirën heroike, më shumë se sa mund të thuhet për kombëtaren e Portugalisë.
Ronaldo meritonte më shumë në Botërorin e tij të fundit sesa të dilte nga stoli, siç deklaroi bashkëshortja e tij, Georgina. /Telegrafi/