Site icon Telegrafi

FIFA ia konfirmon Kosovës edhe dy lojtarë

Enis Alushi dhe Albert Bunjaku kanë drejt të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ia ka dhënë një lajm të mirë sot Kosovës, duk ia konfirmuar se Enis Alushi dhe Albert Bunjaku mund të luajnë për Kosovën.

Të dy lojtarët edhe më herët ishin pjesë e Përfaqësueses, derisa konfirmimi ka ardhur sot nga FIFA.

Lexo po ashtu Finlanda me probleme të mëdha ndaj Kosovës

Si mesfushori Alushi, ashtu edhe sulmuesi Bunjaku, kanë të drejtë të luajnë më 5 shtator ndaj Finlandës.

Ndërsa, në ditët në vijim priten konfirmime tjera dhe afrime tjera të futbollistëve që do të përfaqësojnë Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version