Siç raporton Klan Kosova, lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i FFK-së, që FIFA i ka lejuar ekipeve kosovare dhe përfaqësueses të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Zyrtarë të FFK-së kanë thënë se merita më e madhe i takon kryetarit të FSHF-së, Armando Duka. Sipas Klan Kosovës, letra zyrtare të do të arrijë në zyret e federatës kosovare të enjten. Në Zurich të Zvicrës po qëndron edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.
Lejimi i zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare miqësore do të shënonte suksesin më të madh të futbollit kosovar që pas përfundimit të luftës. /Telegrafi/