Etrit Berisha po shijon një sezon të shkëlqyer me Atalantën, duke bërë paraqitje spektakolare javë pas jave.
Përveç notave të larta që merr nga mediat italiane, portieri i Kombëtares shqiptare është vlerësuar edhe nga “FIFA 17”, loja e njohur e futbollit në kompjuterë.
Çdo javë, “FIFA Ultimate Team” përzgjedh lojtarët më të mirë nga të gjitha kampionatet në botë bazuar në paraqitjet e tyre në fushë. Në edicionin e 24-t, pjesë e ekipit është edhe Berisha, një ndër pikat e forta të Atalantës në fitoren 0-2 ndaj Napolit.
“Gardiani” kuqezi është pjesë e stolit rezervë, një vlerësim gjithsesi i rendësishëm duke pasur parasysh që lista përzgjedh vetëm 24 lojtarë nga e gjithë bota.