Mediet serbe shkruajnë se FIFA ka intervenuar në krah të Serbisë që Crvena Zvezda të luajë në Kosovë.
Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën (klubin ilegal), derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan.
“Më 20 shtator shtëpia botërore e futbollit, FIFA e ka informuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke i kërkaur që ta tërheq kërkesat drejt institucioneve të sigurisë të Kosovës, që i ndalojnë klubet nga territori i Serbisë të luajnë në Kosovë”, shkruan kosovo-online.
Vendimi, që ka ardhur nga zyrat e FIFA-s, automatikisht nënkupton që ndeshja e Kupës së Serbisë mes Trepçës serbe dhe Crvena Zvezdës do të luhet më 5 tetor në Kosovë.
Madje dokumenti është publikuar nga ky medium serb.
Nuk dihet ende se a është zyrtar ky vendim, pasi që mediat serbe shpesh kanë publikuar lajme pa fakte, duke montuar edhe dokumente. /Telegrafi/